Florent Hadergjonaj shënon gol në minutat shtesë dhe ia siguron fitoren Kasimpasas ndaj Gaziantepit

15:05 | 3 Prill 2022
KRG

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj është treguar përsëri vendimtar për klubin e tij turk, Kasimpasa.

Kasimpasa ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Turqisë.

Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 35-të me anë të Papy Djilobodji për 0-1, por Jackson Muleka barazoi shifrat 1-1 në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë dhe deri në fund pritej që skuadrat t’i ndanin pikët me një barazim 1-1.

Megjithatë, kështu nuk mendoi edhe përfaqësuesi i Kosovës, Hadergjonaj, i cili shënoi golin e fitores duke ia sjell fitoren ekipit të tij.

Hadergjonaj ishte i saktë në minutat shtesë nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores 2-1.

Reprezentuesi i Kosovës është bërë një titullar i rregullt i klubit turk, teksa ky ishte goli i dytë këtë sezon.

Të ngjashme