Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova shkëlqeu në fitoren e mbrëmshme të Lille ndaj Real Madridit me rezultat 1-0.
Zhegrova fitoi penalltinë të cilën në gol e konkretizoi, Jonathan Davis, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj super performance reagoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, me një postim në rrjetin social Facebook.
Shtëpia e futbollit në Kosovë ka lavdëruar ndeshjen e anësorit dardan.
“Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë me formën e tij. 10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0”, ka shkruar FFK-ja, ndër të tjera.
Kujtojmë se në grumbullin e shtatorit Federata e Futbollit të Kosovës e përjashtoi nga grumbullimi Edonin për thyerje të rregullave.
Mirëpo ai sipas raportimeve të fundit pritet të ftohet sërish në tetor për dy ndeshjet që Kosova i luan ndaj Litaunisë, respektivisht Qipros./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...