Google ADS

Ferizaj luan si vendas në finalen e barazhit

17:10 | 30 Maj 2023
Orgesa Haziri

Ferizaj do të jetë vendasve në ndeshjen vendimtare në finalen e barazhit.

Më katër qershor, Ferizaj pret Lirinë në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë për të vendosur se kush do të jetë skuadra e fundit e Superligës për sezonin e ardhshëm.

“Sot në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjen e barazhit ndaj KF Lirisë. Kësisoj, me datë 4 qeshor, në ndeshjen e barazhit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, skuadra jonë do të jetë në cilesinë e skuadrës vendase”, thuhet në njoftim.

Ferizaj luan në barazh, pasi e përfundoi e teta në Superligën e Kosovës në futboll, derisa Liria ishte e dyta në Ligën e parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme