Me pak fjalë e shumë punë, skuadra e Mitrovicës është duke vazhduar formën e lartë në Ligën e Dytë.
Skuadra e drejtuar nga Seidi Onbashit, ka vetëm një qëllim inkuadrimin në Ligën e Parë.
Nga ky sukses historik klubin nga Mitrovica e ndajnë vetëm edhe tri ndeshje.
Drejtori i klubit , Edmond Ujkani tregon për Arbresh.info se si ka nisur gjithçka për klubin nga Mitrovica dhe investimet që kanë bërë ata të jenë në pikën ku janë tani.
Tutje ai tha se synimi i vetëm i Mitrovicës është të jenë kampionë në Ligën e Dytë.
Ndërkohë ‘arkitekti’ i kësaj skuadre Seidi Onbashi tregoi për se atmosfera në klub para ndeshjeve vendimtare të sezonit.
Onbashi potencoi se skuadra e tij e meriton plotësisht inkuadrimin në Ligën e Parë.
Optimist për inkuadrimin në Ligën e Parë dhe për të fituar titullin kampion është edhe Florian Berisha i cili në këtë klub është që nga dita e parë e themelit.
Deri në fund të sezonit janë edhe tri ndeshje, teksa skuadra e Mitrovicës aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 68 pikë, një më pak se lideri Keku.
Mitrovica ndeshjen e radhës e luan ndaj skuadrës së Opojës.
Kujtojmë që pjesëmarrjen në Ligën e Parë e siguron edhe vendi i dytë. /Arbresh.info/
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...