Devonte Upson do të jetë lojtari më i ri i skuadrës mitrovicase KB Trepça.
Arbresh.info mëson nga burimet se skuadra e Trepçës ka arritur marrëveshje me basketbollistit në fjalë.
Devonte Upson është me prejardhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa luan në pozitën e qendrës.
Upson së fundmi ka djersitur fanellën e skuadrës turke Büyükçekmece Basketboll, ku ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të kësaj ekipe, me mesatare prej 8.7 pikë për lojë dhe 5.7 kërcime.
Gjithashtu karrier ka zhvilluar edhe te skuadra e madhe izraelite Happoel Haifa, me mesatare prej 11.3 pikëve e 5.7 kërrcime.
Upson ka luajtur edhe në disa skuadra tjera si Strasbourg, Helsinki Seagulls, Rapla, Start Lublin, Arka Gdynia, Pallacanestro Trieste, Bejing Bucks.
Lojtari pritet të zyrtarizohet shumë shpejt nga skuadra e Trepçës.
Ndërsa ai llogaritet të jetë një përforcim i madh për klubin mitrovicas që kërkon titullin kampion pas 12 viteve. /Arbresh.info/
HIGHLIGHTS I LOJTARIT:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...