Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është intervistuar së fundmi nga mediumi italian, Tuttosport përpara finales së shumëpritur të UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj.
“Jam shumë i lumtur që Roma është në finale”, tha fillimisht Rama për gazetën italiane.
“Që kur isha fëmijë, gjithmonë kam bërë tifo për italianë dhe ekipet italiane në sport”.
“Roma është bërë e veçantë falë Jose Mourinhos, i cili në të kaluarnë më bëri të tradhtojë besimin im në Juventusin kur mbërriti për herë të parë në Itali”.
“[Kryeministri italian Mario] Draghi nuk do të mund të vijë në Tiranë për ndeshjen dhe më dërgoi një mesazh duke më thënë të mbështes Romës edhe në emrin e tij”, vazhdoi kryeministri shqiptar.
“Dhe unë besoj fuqishëm se nëse të gjithë lojtarët ndjekin trajnerin ashtu si ata njerëz të mrekullueshëm në tribuna. Mendoj se Mourinho do të shkruajë historinë e Romës dhe përsëris atë që Jurgen Klopp bëri me Liverpoolin”, përfundoi Rama.
Ndryshe, finalja e Conference League do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë ndërmjes AS Romës dhe Feyenoord./Arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...