FC Ballkani do ta nisë aventurën në Evropë me 11 korrik, ku do të përballet me skuadrën bullgare, Ludogorets, në kuadër të kualifikimeve për Champions League.
Ndërsa problem më i madh i cili e ka shqetësuar edhe skuadrën suharekase, ishte se ku do të zhvillohej kjo ndeshje, pasiqë stadiumi i vetëm i cili i mbushte të gjitha kriteret e UEFA për zhvillim e ndeshjeve të formatit të tillë, ishte stadiumi “Fadil Vokrri”, mirëpo përshkak të kushteve jo të mira atmosferike, gjendja e stadiumit legjendar nuk është në më të mirën e saj, shkruan arbrehs.info.
Është përfolur sek jo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e KF Llapit, “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mirëpo deri më sot nuk ka pasur asgjë zyrtare.
Megjithatë, shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA, ka vendosur zyrtarisht së ndeshja e parë kualifikuese për në Champions League të skuadrës së FC Ballkanit të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tanimë kanë mbetur edhe pesë ditë që nga zhvillimi i ndeshjes, ndërsa skuadra nga Suhareka, është duke vazhduar seancat përgatitore për kualifikimet. /arbresh.info/
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...