Trajneri portugez, Jose Mourinho, thuhet se është duke punuar personalisht për të bindur Tanguy Ndombele që të pranojë transferimin e tij drejt Romës.
Francezi pritet të largohet nga Tottenhami, ku menaxheri i “The Spurs” Antonio Conte ka shprehur pakënaqësi ndaj shërbimet e lojtarit, ndërsa skuadra angleze, pritet ta shesë lojtarin në afatin kalimtar gjatë këtij muaji.
“Telefoot” raporton se Mourinho ka vendosur që personalisht të merret me bisedimet me lojtarin, ku kohëve të fundit, ai ka bërë një telefonat duke tentuar ta bind 25-vjeçarin t’i bashkohet Romës.
Francezi aktualisht ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, ku ka bërë 16 paraqitje.
“The Spurs” ka vlerësuar lojtarin me vlerë rreth 30 milionë euro, ndërsa “Giallorrssi” do ta kërkojnë një marrëveshje huazimi me mundësi blerje. / arbresh.info/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...