Google ADS

Duka: Projekti me Sylvinhon s’mund të ndalej, duam kualifikimin në Botëror

12:12 | 24 Korrik 2024
KRG

Gjatë mëngjesit të sotëm, Federata Shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar qëndrimin e Sylvinhos dhe stafit të tij në Kombëtaren shqiptare.

FSHF dhe stafi i trajnerëve kanë nënshkruar deri në dhjetorin e vitit 2025.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me anë të një postimi ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar pozicioni i Syvinhos.

Në shkrimin e tij, Duka tha se tash vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”.

Të ngjashme