Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak do të qëndrojë për një vizitë një ditore të mërkurën në Kosovë.
Novak do të vizitojë Kosovën për të përkrahur Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për punën e madhe që po e bën Bordi i FBK-së në krye me Kryetarin, Arben Fetahu në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës fillimisht do të vizitojë zyrat e FBK-së dhe më pas do të ketë një drekë pune me Komitetin Ekzekutiv të FBK-së.
Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16.
Ky takim zhvillohet nga ora 17:30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pas kësaj sfide, Kamil Novak udhëton në Prizren, i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të FBK-së, ku do të ndjek nga afër përballjen mes Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Rusia, sulm ajror në qendër të Kievit në orët e para të viti...
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur
Zirkzee qau në dhomën e zhveshjes, Amorim shpjegoi pse e zëv...
Balluku: Sivjet do ulim çmimin e energjisë elektrike
Viti 2024 mes zhvillimeve politike e sfidave të sigurisë
Mjegull e dendur në Ferizaj, policia bën apel për kujdes