Donat Rudhani transferohet tek skuadra e Lausanne

16:55 | 6 Shkurt 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani është transferuar tek skuadra e Lausanne në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Laussane në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Reprezentuesi kosovar, Donat Rrudhani i bashkohet FC Lausanne-Sport në formë huazimi deri në fund të sezonit nga BSC Young Boys”, thuhet në njoftim.

Këtë sezon, ai ka luajtur 13 ndeshje me Young Boys, duke përfshirë 9 paraqitje në Superligë, 1 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Kupën e Zvicrës, ku ka shënuar edhe dy gola./Abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme