Google ADS

Distria mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos

17:32 | 8 Maj 2023
Orgesa Haziri

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është mposhtur edhe në repesazh, duke humbur mundësin të fitonte medaljen e bronztë.

Distria humbi në repesazh përballë Odette Giuffrida në kategorisë deri 52 kg.

Lufta zgjati mbi 12 minuta dhe në fund Giuffrida fitoi me wazari.

Distria kishte realizuar një hedhje në minuta shtesë, por pas rishikimit u vlerësua se nuk ishte e vlefshme

Krasniqi arriti deri në gjysmëfinale, por aty u mposht nga japonezja Uta Abe, e cila kaloi në finale, kurse Krasniqi mbeti në repesazh.

Abe për herë të tretë ka mposhtur Distrinë.

Xhudistja kosovare për të arritur në gjysmëfinale zhvilloi tri ndeshje dhe i fitoi të gjitha./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme