Skuadra e Ligës së Tretë, Dinamo nga Ferizaj e ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Skuadra ferizajase në ndeshjen e barazhit të Regjionit të Prishtinës e ka mundur skuadrën Fortuna nga Drenasi, me rezultat 1:0, përcjell arbresh.info.
Ndeshja u zhvillua, të hënën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTK. Po ashtu, në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, duke e bërë FFK-në lidere sa i përket përdorimit të këtij sistemi edhe në nivelin e katërt të garave.
E pikërisht ishte sistemi VAR që e konfirmoi penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes, e të cilën në gol e shndërroi Shqiprim Pira. /arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...