Ndërsa ne afrohemi gjithnjë e më afër fazës finale të Botërorit të Rusisë, “Goal” hedh një vështrim në fitoret më të mëdha (më të thella) në historinë e turneut madhor global, që luhet një herë në katër vite dhe ka mbërritur në “stacionin” e tij të 21-të.
Portugali – Koreja e Veriut 7-0 (viti 2010)
Përplasja e Kupës së Botës 2010 midis Portugalisë dhe Koresë së Veriut u shënjua nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në 16 muaj, që ishte edhe i vetmi në këtë turne. Raul Meireles, Simao, Hugo Almeida, Liedson dhe Tiago (2) e plotësuan rezultatin e thellë.
Poloni-Haiti 7-0 (viti 1974)
Polonia mori tri fitore nga tri ndeshjet e fazës në grupe të Kupës së Botës 1974, në rrugën e saj për të përfunduar në vendin e tretë, ku triumfi 7-0 ndaj Haitit ishte më imponuesi. Një “tregolesh nga Andrzej Szarmach iu shtuan golat e realizuar prej Grzegorz Lato (2), Jerzy Gorgon dhe Kazimierz Deyna.
Turqi-Republika e Koresë 7-0 (viti 1954)
Kupa e Botës 1954 u vërtetua si një burim i shkëlqyer i golave, me fitoren tenistike 7-0 të Turqisë ndaj Koresë së Jugut. Ky triumf i dha fund rekordit ekzistues të një fitoreje në Botëror me diferencë prej gjashtë golash plus. Në fakt, vetëm në grupin e dytë, 32 gola u shënuan në katër ndeshje mes Turqisë, Koresë, Gjermanisë Perëndimore dhe Hungarisë së madhe të kohës.
Uruguai-Skoci 7-0 (viti 1954)
Kupa e Botës 1954 e pa Skocinë të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë, edhe pse vetëm 13 nga lojtarët e saj udhëtuan në turneun e Zvicrës. Pasi u mund 1-0 nga Austria në ndeshjen e parë, Skocia u godit nga një tregolesh i Carlos Borges, ndërsa Oscar Miguez dhe Julio Abbadie, secili, shënuan nga dy herë.
Gjermani-Arabia Saudite 8-0 (viti 2002)
Kupa e Botës e vitit 2002 u hap me një shkërmoqje të ashpër 8-0 të Arabisë Saudite përballë Gjermanisë së trajnerit Rudi Voeller. Fitorja u frymëzua nga një tregolesh i Miroslav Kloses, ndërsa Michael Ballack, Carsten Janker, Thomas Linke, Oliver Bierhoff dhe Bernd Schneider, gjithashtu, e shënuan emrin në listën e këtij rezultati tenistik.
Uruguai-Bolivia 8-0 (viti 1950)
Uruguai luajti vetëm një ndeshje në grup gjatë finaleve të Botërorit 1950, pasi ekipi kombëtar francez u tërhoq nga turneu. Oscar Miguez shënoi tre gola, pasi Uruguaji përparoi në raundin e radhës, përpara se të mundte Brazilin në finalen përfundimtare, për të kërkuar trofeun. Miguez e përfundoi garën si golashënuesi i dytë më i mirë, pas Ademir.
Suedi-Kubë 8-0 (viti 1938)
Kupa e Botës e vitit 1938 pa Suedinë që të përballej me Kubën në fazën çerekfinale, një ndeshje e cila përfundoi me poshtërimin e kësaj të fundit. Harry Andersson dhe Gustav Wetterstrom, secili prej tyre shënoi nga një “hat-trick”, ndërsa Tore Keller dhe Arne Nyberg, gjithashtu, ishin pjesë e golashënuesve.
Hungari-El Salvador 10-1 (viti 1982)
Kualifikimi i El Salvador për Kupën e Botës 1982 ishte një mrekulli në vetvete, me luftën civile, që po e shkatërronte këtë vend në atë kohë. Zëvendësuesi i Laszlo Kiss te Hungaria shënoi një tregolesh pas shtatë minutash, për t’u bërë i vetmi lojtar, që nuk ka luajtur kurrë në një finale dhe, gjithashtu, që realizon tre gola kaq të shpejtë. Si Hungaria, ashtu edhe El Salvador, dolën jashtë konkurrencës pas ndeshjeve në grup, ndërsa Belgjika dhe Argjentina përparuan.
Jugosllavi-Zaire 9-0 (viti 1974)
Zaire ishte i vetmi ekip afrikan në Kupën e Botës 1974 dhe konkurroi në fazën finale, në mes të një sfide të polemikave dhe diktaturës në shtëpi. Shpresat e tyre të lavdisë u shkatërruan shpejt, megjithatë. Së pari humbën ndaj Skocisë dhe pastaj ranë keqaz, me disfatën 9-0 në duart e Jugosllavisë, në fazën e grupit.
Hungari-Republika e Koresë 9-0 (viti 1954)
Ekipi i artë i Hungarisë kryesonte grupin e dytë në Kupën e Botës 1954, falë pjesërisht fitores 9-0 ndaj Koresë së Jugut, në turneun e saj të dytë në Cyrih. Ferenc Puskas shënoi dy herë në takimin mes të dyjave, pasi Hungaria përfundimisht hyri në finale kundër Gjermanisë Perëndimore, duke rënë me një humbje të papritur 3-2.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...