Pamjet që u përhapën në mediat sociale treguan Ronaldon duke dalë nga fusha përmes tunelit me tifozë në të dyja anët e parmakut. Më pas u duk se ai e godiste dorën e tifozit të ri që mbante një celular.
Policia në Liverpool dje konfirmoi se ka nisur një hetim pasi ylli i Manchester United-it, Cristiano Ronaldo, u duk se i kishte goditur celularin nga dora një tifozi të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Manchester United pësoi një humbje shokuese 1-0 ndaj Evertonit të shtunën në stadiumin Goodison Park në Liverpool. Djali i ri ishte një mbështetës i Evertonit.
Pamjet që u përhapën në mediat sociale treguan Ronaldon duke dalë nga fusha përmes tunelit me tifozë në të dyja anët e parmakut. Më pas u duk se ai e godiste dorën e tifozit të ri që mbante një celular.
Sarah Kelly, nëna e tifozit të ri Jacob, për mediat lokale sqaroi ndodhinë, duke theksuar se djali i saj uli telefonin për ta incizuar më mirë Ronaldon, i cili e kishte tërhequr çorapin dhe i rridhte gjak nga këmba.
“Jacob uli telefonin për të parë se çfarë ishte, ai as nuk foli madje. Ronaldo më pas kaloi pranë, me një temperament të tmerrshëm dhe ia theu telefonin nga dora djalit tim dhe vazhdoi të ecte”, tha Sarah Kelly.
“Po qaja, isha e tronditur, Jacob ishte në shok të plotë. Ai është autik dhe ai gjithashtu ka dispraksi, kështu që ai nuk e kuptoi vërtet atë që po ndodhte derisa u kthye në shtëpi. Ai është vërtet i mërzitur për këtë dhe kjo e ka bërë atë të mos dëshirojë më të shkojë në lojë”, shtoi ajo.
Sarah Kelly gjithashtu ndau me mediat një foto që tregonte dorën e mavijosur të djalit të saj.
Në një deklaratë, policia konfirmoi se ata ishin duke hetuar rastin pas raportimeve për sulmin e supozuar.
“Hetimet janë duke u zhvilluar dhe oficerët aktualisht po punojnë me klubin e futbollit Everton për të shqyrtuar pamjet e CCTV-së dhe po kryejnë hetime të gjera të dëshmitarëve për të përcaktuar nëse ka ndodhur një shkelje”, thonë nga policia.
Ronaldo kërkoi falje për incidentin në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi”.
“Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembullin për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”, u shpreh Ronaldo.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...