City fiton Superkupën e Evropës

23:10 | 16 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Manchester City ka fituar Superkupën e Evropës, pasi mposhti në penallti Sevillan.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, shkruan Arbresh.info.

Pasi pjesa e parë u mbyll 1:0 në të mirë të skuadrës spanjolle, derisa City në pjesën e dytë barazoi rezultatin.

Fillimisht në minutën e25-të, Sevilla arriti të marrë epërsinë.

Golashënuesi ishte Youssef En-Nesyri që shënoi me kokë pas një krosimi nga ana e majtë.

Por, në pjesën e dytë Kampionët e Evropës e barazuan rezultatin me anë të Cole Palmer.

Pas, 90 minutave loja shkoi në penallti, ku më të mirë u treguan

City shënoi pesë penallti, derisa Sevilla shënoi katër sosh./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme