Mbrojtësi i Chelseat, Ben Chilwell, ka nënshkruar kontratë të re deri në verën e vitit 2027.
Reprezentuesi anglez, ka bërë 80 paraqitje në të gjitha garat që kur u bashkua nga Leicester për 45 milionë funte në verën e vitit 2020.
Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e skuadrës blu që mundi Manchester Cityn për të fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2021.
“Ndihem shumë i vendosur në Chelsea dhe e kam shijuar vërtet kohën time në fushë këtu. Jam shumë i kënaqur që klubi dëshiron që unë të jem pjesë e projektit afatgjatë dhe jam shumë i lumtur që nënshkruaj këtë zgjatje të kontratës sime. Ne po punojmë shumë për sukses dhe do të bëj çmos që të sjell më shumë buzëqeshje në fytyrat e fansave që më kanë bërë të ndihem kaq i mirëpritur”, tha Chilwell.
Chilwell, i cili ka 18 paraqitje për Anglinë, ka bërë 25 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar dy gola./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?