Google ADS

Champions League, ëndrra e çdo lojtari, skuadra që u formua nga një grup shoqërie dhe tani po i prek majat e sukseseve në futsall

17:02 | 22 Nëntor 2023
KRG

Gjithçka nisi nga një shoqëri, teksa sot arritën majat e suksesit në futsall.

Skuadra e futsallit nga kryeqyteti, Prishtina 01, ka shkruar histori duke u kualifikuar në Elite Round të Champions League.

Një skuadër që u krijua para katër vitesh nga një grup djem, askush nuk do të besonte se sot do të arrinin në majat e futsallit evropian.

Pas një sezoni fantastik që arritën të shpallen kampion në Superligën e Kosovës në futsall, rrugëtimi i djemve të kryeqyteti vazhdoi në Evropë.

Bardhekaltërit  i kanë synimet e çarta, kualifikimin për në Champions League.

Këta djelmosha nuk u ndalën për dikë kjo ishte një ëndërr, teksa Prishtina 01 po e jetësonte, historia u shkrua ata tani më janë pjesë në Elite Round të Champions League.

Prishtina u rendit e para në grupin e shtatë kualifikues të Champions League,  ndërsa lidhur me këtë sukses për Arbresh.info, tregoi drejtori sportiv i Prishtina 01, Oso Gjinovci dhe gardiani i portës, Bajram Ramadani.

“Prishtina 01 është formuar në bazë një grup shokësh të cilët  kemi qenë duke udhëtuar për në Ulqin dhe e kemi pasur si ide për të formuar një klub futsalli siç është sot Prishtina 01, kështu ka ndodhur në mënyrë miqësore edhe sot jemi ku jemi te 1/16-shja më e mirë në botë. Ka ndodhur para 4 vite ose katër vite e gjysmë e sot jemi duke bërë histori”.

Prishtina 01 është pjesë e grupit B në Elite Round dhe ka fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve të këtij grupi në kryeqytet.

Gjinovci ka paralajmëruar spektakël nga data 29 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Me 29 nëntor fillon “Champions League” pra e kemi fitu të drejtën për organizimin të Elite raund në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Do të jetë një spektakël i organizuar në mënyrë madhështore, ku asnjëherë më parë nuk është parë një gjë e tillë ose një spektakël i tillë”.

Ai foli për ekipet që pritet të zbarkojnë në kryeqytet gjatë këtyre ditëve.

“Udhëtojnë tri prej 6 vendeve më të forta në botë, Benfika e cila është e treta, Kairati e katërta dhe Doboveci e Sllovenisë e 6-ta më e mira në botë”.

Tutje Oso tregoi se kanë marrë mbështetje financiare për këtë event nga Federata, komuna e Prishtinës dhe sponsorët e Prishtinës 01.

“Madhështia e këtij turneu është se edhe federate na ka ndihmu rreth këtij organizimi, Komuna Prishtina, sponsorët dhe gjithë rrethi i Prishtina 01”.

Gjinovci foli edhe për përkrahjen nga djemtë e kryeqytetit Plisat dhe ka një mesazh të fuqishëm për ta.

“Plisat janë tifozëria më e jashtëzakonshme që e ka pas Kosova najherë. Vazhdojnë me qenë dhe besoj që kanë me qenë, mesazhi i tyre ka qenë se do të jenë prezent në lojën e Prishtinës 01 edhe do të bëjnë një atmosferë të jashtëzakonshme qysh dinë me bo veç plisat ku I përshëndes krejt të madh e të vogël në sall i du”.

Një ndër heronjtë e Prishtinës 01, gardiani i portës Bajram Ramadani për mikrofonin e Arbresh.info, ka folur lidhur me formën aktuale të ekipës.

“Forma aktuale e klubit veç dihet, jena në formën më të mirë të mundshme me qenë një ekip. Hamonia është fenomenale dhe shpresojmë shumë në grupin tonë”.

Edhe pse kanë përballë në grup dy nga fituesit e mëhershëm të Champions Leagues në futsal Benfikën dhe Kairatin, po ashtu edhe gjashtë herë kampionët e Sllovenisë, Ramadani ka shpresa që do të dalin sa më mirë në grup.

“Jemi në 16-të më të mirat ndoshta nuk jemi qind për qind niveli I tyre por aty do të jemi , nuk dihet, kemi shpresat e tona dhe do të dalim sa më mirë shpresojmë me kualifikim tutje”.

Ai tregoi se po marrin mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët.

“Besoj që ka mu kanë e jashtëzakonshme organizimi dhe tifoz do të ketë shumë që kanë me na mbështet, na kanë lajmëruar qysh moti që do ta kemi mbështetjen e tyre”.

Për fund ai falënderoj të gjithë përkrahësit që po qëndrojnë afër gjatë këtij suksesi të Prishtinës 01 dhe theksoi se ndihma e tyre është forcë shtesë për ta.

“Dua t’i falënderoj gjithmonë se na kanë mbështet gjatë gjithë vitit dhe mos të hezitojnë të jenë prezent prej datës 29 të na përkrahin. Ndihma e tyre është shumë forcë për neve”.

Prishtina 01 rrugëtimin e tyre në Elite Round të Champions League do të nis ndaj Kairat Almatyt, me datë 29 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Kujtojmë që kryeqytetasit edhe pse u krijuan katër vite më parë, lanë gjurmë të mëdha në histori të Kosovës.

Ata kanë një titull kampioni në Superligën e Kosovës në Futsall, teksa kanë edhe dy Kupa të Kosovës të fituara për këto vite./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme