Google ADS

Carvajal reagon pas disa raportimeve që u bën drejt tij

16:23 | 13 Nëntor 2023
D.H

Real Madridi arriti të triumfojë me rezultat 5-1, ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Mbrojtësi spanjoll Dani Carvajal ka qenë pre e sulmeve ndaj tij kinse iu ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij të shënojnë tetë gola, shkruan Arbresh.info.

Në një video mesazh në Twiiter, mbrojtësi spanjoll ka mohuar këto raportime që erdhën drejt tij.

Ai tha se është i lodhur me këto raportime që çdoherë po skandalizohen.

“Po shëtisja nëpër Madrid dhe lexova disa artikuj lajmesh në të cilët supozoj se duhet të shënojmë 8 gola në ndeshjen e djeshme kundër Valencias dhe jam pak i lodhur që gjithçka po skandalizohet”, ka thënë ai fillimisht.

Tutje ai foli lidhur me ato kritika që iu bën gjatë raportimeve të ndryshme.

“Ishte një moment në të cilin Hugo Duro ka një shans dhe i kërkoj ekipit të jetë më intensiv, më agresiv. Thjesht duhet të shënonim një tjetër siç është e natyrshme në një lojë futbolli. Shpresoj që askush të mos jetë ofenduar”, shtoi tutje Carvajal.

Kujtojmë që Carvajal e shënoi golin e parë në ndeshje ndaj Valencias./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme