Hakan Calhanoglu u ndal edhe te Kristjan Asllani në prononcimin e tij për shtypin përpara duelit të së martës Inter-Benfica. I vlefshëm për grupin D në Champions League.
Mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare, është zëvendësuesi i turkut në skemat e zikaltërve të Simone Inzaghit.
Calhanoglu ka krijuar një raport shumë të mirë me 21-vjeçarin nga Elbasani, teksa zbulon edhe këshillat që i jep Asllanit.
“Unë dhe ai kemi krijuar një marrëdhënie të mirë që kur erdhi tek Interi. I kam folur që në fillim. Kristjani ka diçka të veçantë, ka shumë cilësi të mira.
Sigurisht që bisedat që diskutojmë do të mbeten mes nesh, por doni të dini se çfarë i them? I kërkoj të japë gjithmonë maksimumin.
Gjithashtu insistoj që të jetë më agresiv, dhe të jetë më i uritur në duele. Po përmirësohet shumë si futbollist, është një djalë i mirë, i cili të dëgjon kur i flet”, theksoi kapiteni i kombëtares turke./ss
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve