Real Madridit i ka takuar “El Clasico” e parë e këtij sezoni.
“Los Blancos” fituan me përmbysje rezultati 1:2 në udhëtim ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Pjesa e parë i takoi katalonasve, të cilët e mbyllën me epërsi minimale 1:0.
Ishte Ilkay Gundogan që realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një gabimi në mbrojtjen madrilene.
Barcelona pati mundësi të dyfishonte epërsinë gjatë pjesës së parë, por gjuajtja e Fermin Lopez u ndal nga shtylla pingule.
Në pjesën e dytë, Real Madridi pati iniciativën, megjithatë rastet më të mira ishin për Barcelonën.
Jude Bellingham barazoi shifrat në minutën e 68-të, pas një goli spektakolar nga distanca.
E kur të gjithë menduan se nuk do të kishte fitues, kështu nuk mendoi Jude Bellingham që realizoi golin e fitores së madhe për mysafirët në minutën e dytë shtesë.
Kësisoj, Real Madridi tani ka 28 pikë në vendin e parë në tabelë, me pikë të njëjta me Gironan.
Kurse, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 24 pikë dhe e shijon kështu humbjen e parë në këtë sezon në La Liga.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...