Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, selektorin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, si dhe xhudistet e suksesshme të Kosovës, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, thuhet në një komunikatë për media.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit e klubit të xhudos “Trepça” në Mitrovicë, kryesuesja e Kuvendit, Vesa Broja dhe drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi.
Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin institucional në mes të Komunës dhe Federatës për të avancuar xhudon në Mitrovicë, përmes realizimit të projekteve konkrete, të cilat do të përmirësojnë infrastrukturën sportive dhe krijimi i kushteve më të mira për xhudistët mitrovicas, shkruan arbresh.info.
Fillimisht kryetari Hamza ka përgëzuar kampionet e xhudos për kontributin e madh që kanë dhënë në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë, e sidomos për sukseset e arritura në shumë gara ndërkombëtare.
“Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, dhe Akil Gjakova janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, të cilët kanë ngritur lartë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ndër të tjerash kryetari Hamza.
Në fund të takimit të dy palët u dakorduan për bashkëpunim, derisa kryetari Hamza u zotua të siguroj parcelën komunale për ndërtimin e qendrës sportive të xhudos në Mitrovicë, si dhe komuna të ndihmoj në realizimin e projekteve përmes bashkëfinancimit apo mbështetjes nga ana e donatorëve./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...