Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është takur me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha në Antalia të Turqisë.
Berisha ishte prezent në ndeshjen miqësore që skuadra e Llapit e zhvilloi me ekipin rus, Akhmad Grozny, në të cilin aktivizohet edhe ylli i Përfaqësues së Kosovës.
Këtë ndeshje, llapjanët e fituen me rezultat minimal 1:0.
Berisha para ndeshjes i bëri dhuratë fanellën e tij trajnerit të skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, derisa ky i fundit i dhuroi emblemën e klubit.
Batatina gjithashtu e falënderoi Berishën për vizitën dhe mbështetjen e tij që ka për klubet e futbollit kosovar./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...