Google ADS

Bashkimi mposht Prishtinën, rrëmben titullin kampion në konkurrencën e femrave

22:08 | 11 Prill 2023
Orgesa Haziri

Klubi i basketbollit Bashkimi ka fituar titullin kampion në superligën e femrave në basketboll, pasi mposhti Prishtinën me një seri 3:2.

Në ndeshjen e pestë finale Bashkimi triumfoi me rezultat të thellë 78:64.

Bashkimi e nisi mirë qysh në çerekun e parë të cilën e rrëmbeu me shifrat 22:16, derisa çereku i dytë përfundoi me rezultat 19:8.

Edhe pjesa e dytë ishte më e barabartë në fund vendaset e menaxhuan më mirë ndeshjen duke triumfuar, për ta fituat titullin kampion.

Khadija Brown-Haywood ishte më efikasja me 24 pikë, 12 kërcime e 7 asistime, derisa te Prishtina u veçuan Kaela Hilarie me 21 pikë e Agnesa Rrahmani me 10 sosh.

Për Bashkimin, ky është titulli i parë që nga vitit 2018, ndërsa trofeu i tretë këtë sezon pas Superkupës dhe Kupës së Kosovës./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme