Google ADS

Barcelona mposht Osasunan, dy ndeshje larg titullit

21:36 | 2 Maj 2023
Orgesa Haziri

FC Barcelona ka vazhduar me fitore, duke iu afruar titullit kampion.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përballë Osasunas u mbyll me rezultat të ngushtë 1:0.

Barcelona e dominoi plotësisht posedimin e topit si dhe rastet.

Detyra e Osasunas u bë edhe më e vështirë, kur Jorge Herrando Oroz u ndëshkua me karton të kuq, pasi faulloi Pedrin.

Pavarësisht përparësisë numerike, si dhe rasteve të shumta skuadra e Xavit nuk e gjeti rrjetën deri në minutën e  85-të.

Ishte Jordi Alba që nga pozita e mbrojtësit arriti ta gjej golin e fitores, pas një pasimi të Frenkie de Jong.

Barcelona pati lajme të këqija pasi Gavi u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.

Barcelona tani është në vendin e parë me 82 pikë dhe i duhen edhe dy fitore për të siguruar titullin, derisa Osauna është e nënta me 44 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme