Google ADS

Barcelona – Girona, formacionet zyrtare

20:04 | 10 Prill 2023
Orgesa Haziri

Barcelona ka publikuar formacionin e saj fillestar për ndeshjen e së hënës në La Liga me Girona.

Pas humbjes së Real Madrid, skuadra e Xavi Hernandez do të kërkojë ta rris avantazhin e tyre në 15 pikë, duke e bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit.

Xavi ka bërë dy ndryshime nga skuadra që zbriti në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Ansu Fati zëvendëson Franck Kessie, ndërsa Eric Garcia kthehet në zemrën e mbrojtjes në vend të Marcos Alonso.

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Busquets, Lewandowski, Ansu Fati, Roberto, Raphinha, Kounde, Garcia, Balde, Gavi

Nga ana tjetër mysafirët do të dalin në fushë me këtë formacion: Gazzaniga, Arnau, Lopez, Tsygankov, Castellanos, Villa, Hernandez, Romeu, Bueno, Martin, Garcia.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Nëse Barcelna arrin ta fitojë këtë ndeshje i duhen edhe pesë fitore të tjera për të siguruar titullin e parë që nga viti 2019./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme