Gazeta spanjolle MARCA ka konfirmuar se Barcelona do të marrë rreth 200 milionë euro nga La Liga e këtij sezoni.
Rreth 60 milionë euro do të merren për fitimin e ligës, ndërsa 140 milionë euro janë të rezervuara për të drejtat televizive.
Në një përmbledhje të detajuar, botimi shpjegoi se sa para janë ndarë për pozicione të ndryshme në ligë.
Blaugrana është përgjegjës për 17% të shpërndarjes totale të të drejtave televizive.
Siç përmendet në Dekret-Ligjin Mbretëror 5/2015, i cili miratohet unanimisht nga Kongresi, 25% e shpërndarjes së të drejtave televizive bazohet në rezultatet.
Sipas marrëveshjes, 10% e të ardhurave totale do të ndahen për ekipet e La Liga 2 ndërsa pjesa tjetër 90% do të shpërndahet si më poshtë:
50% e të ardhurave totale do të shpërndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet 20 skuadrave.
25% e të ardhurave totale do të shpërndahen ndërmjet të gjitha skuadrave sipas pozicioneve të tyre gjatë pesë viteve të fundit.
25% do të shpërndahet sipas kapacitetit të çdo ekipi për gjenerimin e burimeve si anëtarët zyrtarë të klubit, biletat e sezonit të shitura./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...