Barcelona nuk ka arritur ta shfrytëzojë humbjen e Real Madridit dhe është ndalur nga Girona në “Camp Nou”.
Ndeshja e xhiros së 28 përfundoi në një barazim pa gola.
Xavi bëri dy ndryshime nga humbja e skuadrës së tij në Kupën e Mbretit, pasi Ansu Fati dhe Eric Garcia u kthyen në formacion.
“Blaugranët” u gjendën nën presion në minutat e para, por arritën ta rimerrnin kontrollin e lojës pa pësuar.
Të dyja skuadrat patë raste, por nuk i shfrytëzuan ato.
Girona pothuajse shënoi një autogol, pasi Paulo Gazzaniga-s iu desh të bënte një largim në vijën e portës pas një pasimi të gabuar të Santiago Bueno-s.
Girona thuajse mahniti “Camp Nou”, por goditja Valentin Castellanos përfundoi jashtë portës së vendasve.
Në minutat e fundit Barcelona rriti presionin dhe pati raste me Lewandowskin dhe Gavin, por asnjëri nuk e gjeti rrugën drejt rrjetës.
Barcelona tani ka 13 pikë më shumë se Madridi që është në vendin e dytë, duke shkuar në 10 ndeshjet e fundit të këtij sezoni.
Girona nga ana tjetër janë në vendin e 11-të./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza