Google ADS

Ballkani luan në udhëtim te Astana

09:55 | 9 Nëntor 2023
A Z

Ballkani sot do ta luajë ndeshjen e xhiros së katërt në Uefa Conference League, ndaj ekipës së Astanës.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 16:30, shkruan Arbresh.info.

Suharekasit luajn ndaj kundërshtari mjaft të papërshtatshëm por qëllimi i vetëm është fitorja pasi tre pikët e ditës së sotme janë shumë të vlefshme për kualifikim në raundin tjetër.

Kujtojmë që Astana e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ballkanit dy javë më parë, në Prishtinë me rezultat 2-1.

Kampioni i Kosovës në grupin C , të Uefa Conference League renditet  i treti me tri pikë, aq sa kanë edhe Dinamo Zagrebi që është në vendin e dytë dhe Astana në vendin e katërt.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është hungarezi Balazs Berke./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme