Google ADS

Ballkani barazon në Kazakistan ndaj Astanas

18:32 | 9 Nëntor 2023
D.H

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Astana, në kuadër të ndeshjes së katërt të Uefa Conference League.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, shkruan Arbresh.info.

Rasti më të mirë në ndeshje e pati Nazmi Gripshi i cili nuk arriti të shënoj një rast ideal, goditja e Gripshi u devijua nga portieri dhe përfundoi në këndore.

Ballkani krijoi por nuk arriti atë prekjen e fundit e cila shpien në gol, kështu sfida përfundoi 0-0.

Ballkani me këtë pikë të fituar momentalisht është në pozitën e dytë me katër pikë aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë.

Kujtojmë që Plzen dhe Dinamo Zagreb takohen sot ndërmjet vete dhe me një rezultat pozitiv të kroatëve tabela mund të ndryshojë.

Shumë tifozë shqiptarë ishin prezent në stadium sonte në përkrahje të skuadrës kosovare.

Më poshtë gjeni video të siguruar nga Arbresh.info, ku edhe pse ishin të paktë në numër, por përkrahja e tyre për skuadrën suharekase nuk mungoj.

Duelin e radhës në kuadër të Conference League, Ballkani e zhvillon në Prishtinë ndaj Plzenit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme