Google ADS

Babë e bir të përlotur, Luis Diaz takon babin e tij pasi e liruan nga rrëmbimi

17:21 | 14 Nëntor 2023
KRG

Anësor i skuadrës së Liverpoolit, Luis Diaz, është takuar me prindërit e tij të cilët ishin kidnapuar në fillim të këtij muaji.

Lojtari nga Kolumbia ka mbërritur në Kolumbi, ndërsa  Federata e Futbollit të Kolumbisë ka publikuar pamjet e takimit të Diaz me prindërit e tyre në një postim në rrjetin social “X”, shkruan Arbresh.info.

“Ky ishte takimi emocionues i Luchos me babanë e tij Mane Diaz dhe familjen e tij.

“Ne ju duam dhe jemi më të bashkuar se kurrë! Ne jemi të gjithë kolumbianë.”

Prindërit e kolumbianit ishin rrëmbyer në fillim të këtij muaji, ndërsa nëna e tij ishte liruar pas vetëm disa ditësh nga kidnapimi, ndërsa babi i tij u mbajt edhe më shumë. /Arbresh.info/

Të ngjashme