Google ADS

Atletico Madridi shënon fitore bindëse ndaj Cadizit

20:34 | 28 Nëntor 2021
KRG

Atletico Madridi ka fituar 4-1 ndaj Cadizit në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

Los Cholchoneros kishin raste të mira shënimi në 45 minutat e parë, mirëpo nuk arritën të konkretizonin ato.

Në pjesën e dytë, ishte një spektakël i vërtet, pasi u shënuan plotë pesë gola, me mysafirët që morën tre pikë të mëdha.

Ishte minuta e 56-të, kur Thomas Lemar pranoi një asistim nga Yannick Carrasco, për të shënuar për 1-0.

Golin e dytë për skuadrën që drejtohet nga Diego Simeone e shënoi Antoine Griezmann (70’), me Marcos Llorenten që ishte asistuesi.

Atletico Madridi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të tretin, tani përmes Angel Corresas, me Matheus Cunhan që e gjeti në mënyrë fantastike.

Choco Lozano i ngushtoi shifrat në 3-1 në minutë e 86-të, duke lëkundur paksa mysafirët.

Por, Cunha pas vetëm një minutë shënoi për 4-1 me një asistim të Griezmannit, për t’i marrë tre pikë.

Pas javës së 15-të, Atletico Madridi është në vendin e dytë me 29 pikë, duke mos iu ndarë Realit që ka një pikë më shumë dhe pak pas çastesh luan ndaj Sevillës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme