Aston Villa ka treguar një interes të madh për mesfushorin e Manchester City, Kalvin Phillips.
Trajneri i Villas, Unai Emery, dëshiron të shtojë një lojtar të nivelit të lartë në mesfushë, i cili është i aftë për të drejtuar mesfushën dhe beson se 27-vjeçari i përshtatet kritereve të tij.
Besohet se City do të kërkonte një tarifë prej 45 milionë funte, për ta konsideruar një largim të mundshëm të Phillips nga “Etihad Stadium” këtë verë.
Kjo që iu desh të pagunin kampionët e Premierligës për ta nënshkruar atë nga Leeds United vitin e kaluar.
Një tarifë prej 45 milionë funtesh do të ishte një rekord i ri për Aston Villan – pasi ardhja e tyre më me vlerë është Emiliano Buendia.
Sipas Football Insider, Aston Villa po planifikon të thyejë rekordin e tyre të transferimeve përsëri këtë verë.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi