Jasir Asani është njëri nga futbollistët e zbuluar nga trajneri brazilian Sylvinho.
Futbollisti nga Shkupi, është pjesë e ekipës Gwangju nga Korea e Jugut, ai po kalon në formë të jashtëzakonshme si me kombëtaren ashtu edhe me ekipën e tij, shkruan Arbresh.info.
Asani ka shënuar dy gola deri më tani në këto kualifikime me kombëtaren.
Ndërsa në një intervistë për mediat çeke, ai ka treguar “ferrin” që do ti presë çekët në Tiranë.
“Pritni ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori futbolli”, tha Jasir Asani në një intervistë ekskluzive për iDNES Premium.
Lojtari po ashtu foli shkurtimisht për barazimin që morri Shqipëria, në Pragë.
Ju kujtohet barazimi i bezdisshëm 1-1 nga Çekia? “Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”.
Shqipëria nesër luan ndeshjen me Republikën Çeke, në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...