Arsenali ka fituar me rezultat të pastër 5-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.
Ekipi i Mikel Artetas është kthyer te fitorja në kampionat pas tri ndeshjeve, ku dy të fundit ishin humbje, pasi ka mposhtur Crystal Palace me lehtësi në Emirates.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Protagonisti kryesor ishte mbrojtësi Gabriel Megalhaes, i cili shënoi në minutën e 11-të me kokë për 1-0, ndërsa në minutën e 37-të ishte përsëri ai që shënoi për 2-0, por goli iu numërua portierit Dean Henderson pas një devijimi.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Arsenalit, i cili përveçse menaxhoi lojën, krijoi edhe raste tjera dhe shënoi tre gola tjerë, ku dy erdhën në shtesë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të me anë të Leandro Trossard, i cili shënoi pas një kundërsulmi për 3-0.
Në minutat shtesë ishte Gabriel Martinelli, i cili ishte i papërmbajtshëm duke shënuar fillimisht për 4-0 dhe pastaj në minutën e pestë shtesë për rezultatin përfundimtar 5-0.
Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e tretë me 43 pikë, po aq sa ka Manchester City i dyti dhe dy pikë më pak se Liverpooli i pari, por me një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali udhëton te Nottinghami, ndërsa Palace e pret Sheffield Unitedin. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...