Dilema e titullit në Premier League, duket se ka marr fund.
Humbja e Arsenalit, e ka lënë Manchester Cityn një fitore larg titullit me tri ndeshje të mbetura.
Edhe pse “The Gunners” ishin ata që kryesuan Premier Leaguen për pjesën më të madhe të sezonit, në xhirot e fundit ata nuk kanë arritur të konkurrojnë me Pep Guardiolan.
Na mision i vështir është rikthyer në një mision të pamundur për Arsenalin.
Shpresat ka humbur edhe klubi dhe lojtarët.
Trajneri, Mikel Arteta ka mbajtur përgjegjësin për humbjen në ndeshjen e fundit.
“Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi. Detyra ime është të marr më të mirën nga çdo individ që kemi. Jam përpjekur ta bëj këtë me aftësitë e mia më të mira, por në këtë ndeshje padyshim që nuk e bëra. Pra, e urrej ndjenjën e zhgënjimit të njerëzve kur ata presin diçka. Ky është pendimi më i madh që kam sot dhe më duhet të kërkoj falje për këtë”, tha ai.
Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard po ashtu nuk u shpreh optimist për fitimin e titullit.
Ndihet kështu. Tani do të jetë shumë e vështirë, duhet të jemi të sinqertë. Është e vështirë për t’u marrë.
“Nuk është një ndjenjë e mirë për momentin. Mënyra se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë, nuk e di se çfarë ndodhi të jem i sinqertë. Duket sikur nuk ka asnjë shpresë tani. Nuk mendoj se City do të bëjë shumë gabime tani. Thjesht duhet të kthehemi në fushë dhe ta mbyllim sezonin në një mënyrë të mirë”, tha ai.
Brighton mposhti Arsenalin me rezultat bindës 3:0, duke ia shuar edhe shpresat për titull./Arbresh.info/
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...