Skuadra Angleze, Manchester United, është duke kaluar një sezon të tmerrshme, ku edhe janë eliminuar nga Champions League për sezonin e ardhshëm.
Ndërsa mediat botërore, ditëve të fundit kanë përfolur një largim të mundshëm të yllit portugez, Crisitano Ronaldo nga skuadra e “Djajve të Kuq”.
Kurse mediumi anglez, “The Sun” ka bërë të ditur se ai nuk do të largohet dhe se do të qëndrojë edhe një sezon në “Old Trafford” edhe pse në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Champions League 2022/23, përcjell arbresh.info.
Sipas mediumit, 37-vjeçari ua ka bërë me dije shokëve të skuadrës se ai do të qëndrojë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, pritet të jetë lojtari kyç i skuadrës së Manchester United, pas vendimit të trajnerit të ri, Erik ten Hag.
Manchester United, aktualisht në Premier League gjenden në pozitën e 6-të, ku kanë arritur t’i grumbullojnë 58 pikë. / arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë