Arsenali ka pësuar pasditen e sotme (e shtunë) disfatën e pestë sezonale.
“Topçinjtë” janë mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 në derbin londinez të zhvilluar si mysafirë kundër West Ham United, shkruan portali arbresh.info.
Goli i shënuar në fillim të pjesës së dytë nga 19-vjeçari Declan Rice pas asistimit nga Samir Nasri doli të jetë vendimtar për këtë takim. Rice shënoi bukur derisa po zhvillohej minuta e 48′ pas disa kombinimeve mjaftë të mira nga skuadra e tij.
Unai Emery bëri më pas disa ndryshime duke inkuadruar në fushë yjet si Aaron Ramsey, Lucas Torrira dhe Hector Bellerin për të larguar dyshen shqiptare – Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin dhe më vonë edhe mbrojtësin anglez Maitland Niles.
Arsenali arriti të realizojë dy herë, por të dy golat ishin të shënuara nga pozitat jashtë loje duke pësuar kështu një tjetër disfatë.
“Topçinjtë” rrezikojnë tani edhe pozitën e pestë në tabelë me vetëm 41 pikë, tri më shumë se Manchester United me një ndeshje më pak, ndërsa West Hami tani qëndron në pozitën e tetë me dhjetë pikë më pak se rivali i sotëm./arbresh.info/
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë