19 sportistë të rinj do ta përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF), që prej 23 – 29 korrik 2023 do të mbahet në Maribor të Sllovenisë.
“Sportistët, janë të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit. Më së shumti janë nga xhudo, gjashtë, ndërsa atletika, noti e tenisi, përfaqësohen me nga katër. Çiklizmi përfaqësohet me një sportist. Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshave 14-18 vjeçare nga 48 shtete të Evropës. Pjesë e ekipit janë edhe pesë trajnerë, si dhe Blearta Ukëhaxhaj nga tenisi, në cilësinë e ambasadores së Komitetit Olimpik të Evropës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, për Kosovën do të jetë pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, pas Tbilisi 2015, Gyor 2017, Baku 2019 dhe Banska Bystrica 2022.
Nga të gjitha edicionet, vendi ynë numëron vetëm një medalje të artë, të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në Baku 2019./rtk
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë