Kombëtarja e Shqipërisë mbylli kualifikimet për Kampionatin Botëror në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë ku grumbulloi 18 pikë në total, si asnjëherë më parë.
Skuadra u rinovua me emra të rinjë, por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të bindet plotësisht për t’i ofruar mundësinë e drejtimit të skuadrës trajnerit italian, Eduardo Reja për edicionin tjetër.
Gjatë këtyre ditëve, burime të gazetës “Panorama Sport”, bëjnë me dije që gjasat janë që ai të mos vazhdoj bashkëpunimin me kombëtaren shqiptare.
Megjithatë, ky edicion sapo është mbyllur dhe kreu i federatës i ka lënë pak kohë vetes për të marrë një vendim, por me shumë mundësi ky bashkëpunim nuk do të vazhdoj më dhe rinovimi është shumë larg.
Shqipëria përpara vetes tani ka garën e “Nations League”, ku në 16 dhjetor do të mësojë kundërshtarët e grupit, ndërsa në qershorin e vitit të ardhshëm do të luajë ndeshjet e para për kualifikimet e EURO 2024.
Aktualisht, Reja është 76-vjeçar dhe ka statusin e trajnerit më të vjetër që drejton një ekip kombëtar./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...