16-vjeçari Ansu Fati me klauzolë 220 milionëshe në kontratë

18:59 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Sensacioni i Barcelonës, Ansu Fati raportohet se do të ketë një klauzolë madhështore prej 220 milionë eurove në kontratën e re pavarësisht moshën 16-vjeçare.

I nominuari për çmimin “Djaloshi i Artë” është bërë golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave te Barcelona kur shënoi në barazimin si mysafirë 2 me 2 ndaj Osasunas në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info.

Në fillim të verës, ai nënshkroi kontratën e parë profesionale te “Blaugranët” me një klauzolë 110 milionëshe.

Por, lëndimet e dyshes Luis Suarez dhe Lionel Messi i kanë lejuar talentit të shfaqet më shpesh në skuadrën e parë në fillim të këtij muaji.

Dhe sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, zyrtarët në Camp Nou tani synojnë për t’i ofruar atij rinovimin e kontratës.

Marrëveshja e re do të përfshijë një klauzolë madhështore prej 220 milionë si dhe do t’i ofrojë lojtarit 1 milionë dollarë për sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme