Karim Benzema la gjurmë edhe mbrëmë në kualifikimin e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi francez e realizoi golin e tretë dhe vendimtar të “Los Blancos” ndaj Manchester Cityt në kohën shtesë nga penalltia, të cilën e nxori vetë.
Ish-futbollisti i Lyonit kështu e konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po e kalon këtë sezon.
Me këtë rast, Benzema arriti në kuotën 15 golave këtë sezon në Champions, një shifër kjo e paarritshme.
Ai ndiqet nga Robert Lewandowski i Bayern Munichut, i cili tashmë është eliminuar nga kjo garë.
I vetmi që mbetet në këtë kompeticion është Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili është shumë larg, i ka 8 gola.
Pra, Benzema do të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Champions, ndërsa është favorit absolut për ta fituar edhe Topin e Artë, të parin në karrierë.
Shënuesit më të mirë të Championsit
15 gola: Benzema (Real Madrid)
13 gola: Lewandowski (Bayern)
11 gola: Haller (Ajax)
8 gola: Salah (Liverpool)
7 gola: Mahrez (Manchester City). /GE/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...