Pozita në tabelë dhe diferenca me pikë e bëjnë të qartë se asgjë nuk dihet për titullin e kampionit në Premier League.
Man City prinë tabelën me tri pikë më shumë sesa Liverpool dhe gjashtë më shumë sesa Chelsea, duke festuar Krishtlindjen si skuadër liderë.
Megjithatë, 14 janë skuadrat që kanë pritur Krishtlindjen dhe kanë humbur titullin e kampionit.
Më poshtë janë disa skuadra dhe vitin kur ndodhi rënia.
1992/93: Norwich City printe në Krishtlindje, kurse Man Utd shpallej skuadër kampione
1995/96: Newcastle printe në Krishtlindje, kurse Man Utd shpalleshin kampionë.
1996/97: Liverpool printe në Krishtlindje, kurse Man Utd shpalleshin kampionë.
1997/98: Man Utd prinin në Krishtlindje, kurse Arsenal shpalleshin kampionë.
1998/99: Aston Villa printe në Krishtlindje, Man United shpalleshin kampionë.
1999/2000: Leeds prinin në Krishtlindje, Man United e mbyllnin si kampionë.
2001/92: Newcastle printe në Krishtlindje, Arsenal shpalleshin kampionë.
2002/03: Arsenal prinin në Krishtlindje, Man United fitonte titullin në fund.
2003/04: Man United printe në Krishtlindje, Arsenal shpallej skuadër kampione.
2007/08: Arsenal prinin në Krishtlindje, Man United shpallej kampione.
2008/09: Liverpool printe në Krishtlindje, Man United shpallej kampione.
2013/14: Liverpool printe në Krishtlindje, Man City shpallej skuadër kampione.
2018/19: Liverpool printe në Krishtlindje, Man City shpallej skuadër kampione.
2020/21: Liverpool printe në Krishtlindje, Man City shpallej skuadër kampione.
Këtë sezon Manchester City prinë garën në festën e Krishtlindjes. Mbetet të shihet kush fiton në fund.
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...