13 futbollistë i largohen klubit kosovar

18:52 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Edhe pas pranimit në FIFA e UEFA, klubet kosovare po përballen me gjendje të rëndë financiare, ku shpesh po mbetën mbrapa me obligimet ndaj lojtarëve.

Vllaznia e Pozheranit, e cila këtë sezon ka debutuar në Superligën e Kosovës po përballët me një krizë të madhe financiare.

Indeksonline mëson se pas takimit të mbajtur sot në ora 16:00, 13 futbollist të klubit kanë marrë fletëlëshimet nga klubi.

Maliq Behluli, Festim Alidema, Alban Shillova, Festim Krasniqi, Rron Statovci, Albert Stublla, Fuad Karabegu, Erdin Hashani, Armend Kastrati, Bergin Maliqi, Alban Rexhepi, Shkumbin Salihi dhe Elbasan Thaqi, janë futbollistët që janë larguar nga Vllaznia.

Vllaznia është në pozitën e fundit në tabelën e Superligës, ku pas 18 ndeshjesh ka vetëm tetë pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme