Prokurorët në Turqi kanë kërkuar një dënim me burg 12,5-vjeçar për Arda Turan.
Arda Turan ishte përfshirë kohët e fundit në një grindje që e la yllin e muzikës pop, Berkay Sahin me një hundë të thyer në një klub nate të Stambollit, me lojtarin që më vonë pretendonte se po nxirrte armën.
“Kam besim të plotë në drejtësi dhe se Arda Turan do të vuajë dënimin e tij,” tha avokati i Berkay në një deklaratë në Haberturk.
Gruaja e Berkaj, Ozlem Ada Sahin, tha për ‘Haberturk’ se Arda kishte bërë komente sugjestive para se të sulmonte më vonë bashkëshortin e saj.
Mesfushori 31-vjeçar i cili më parë ka luajtur për Atletico Madrid, thuhet se mori një armë në spital dhe i tha Berkay-ut se nuk ishte në dijeni se gruaja ishte bashkëshortja e tij.
Kujtojmë se Arda Turan u dënua për 16 ndeshje në maj pas goditjes së një gjyqtarit.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...