Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Norvegjisë, që zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Minatori të Mitrovicës.
Christos Marmarinos ka përzgjedhur 12 basketbollistët që do të jenë në këtë përballje.
Stërvitjet kanë filluar të shtunën e kaluar (19 Shkurt), ndërsa më pas përgatitjeve i është bashkuar amerikani i natyralizuar Scott Bamforth.
Kosova ndeshet me Norvegjinë në kuadër të rrethit të parë parakualifikues. Në Grupin C bën pjesë edhe Danimarka.
Të tri kombëtaret kanë nga një fitore e një humbje. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.
Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina./Arbresh.info
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...