KB Peja pati mundësi ideale të kualifikohet në finalen e Play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pasi kishte firuar dy ndeshjet e para, por Golden Eagle Ylli fitoi në ndeshjen e tretë.
Kampionët në fuqi fituan me rezultat 104:107 për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje.
Ylli e nisi mirë ndeshjen duke e marr epërsinë prej 11 pikëve që në çerekun e parë me shifrat 14:25, derisa në çerekun e dytë ishte Peja më dominues duke fituar me rezultat 28:18.
Skuadra nga Suhareka edhe pjesën e dytë e filloi po aq mirë sa të parë duke e fituar çerekun numër tre 19:29.
Çereku i fundit ishte më i barabartë dhe përfundoi me shifrar 43:35 që e lejoi Yllin të mos diskualifikohet.
Lojtarët e ndeshjes ishin Tate e Morina që udhëhoqën Pejën dhe Yllin respektivisht duke qenë shënuesit më të mirë.
Pejës i mjafton edhe një fitore, kurse Ylli duhet të fitojë dy herë radhazi për tu kualifikuar në finale./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...