Google ADS

Xavi Fillon të vendos kushte për Barcelonën

16:58 | 28 Tetor 2021
KRG

Ish-lojtari i Barcelonës, Xavi Hernandez, pritet të nënshkruar kontratë si trajner i ri i ekipit të parë të Barcelonës.

Pas shkarkimit të Ronald Koeman, përshkak të rezultateve  shumë të dobëta ditëve të fundit, Presidenti i klubit Joan Laporta, ka arritur të bindë Xavin për ta marrë drejtimin e ekipit të parë.

Sipas faqes së njohur, “Transfer News live”, Xavi tashmë i ka thënë drejtuesve të klubit se nuk do të llogarisë në shërbimet e Luuk De Jong.

Ndërsa klubi, shpreson ta shesë atë  në afatin kalimtar dimëror.

Xavi i cili aktualisht është trajner  i një skuadre të Super Ligës së Katarit, ka korrur shumë sukses të madh me klubin, ku  në pesë ndeshjet fundit nuk ka pësuar asnjë humbje dhe gjendet në krye të tabelës në Superligën e Katarit. /arbresh.info/

Të ngjashme