Alis Vavalis është emëruar trajneri i ri i Dritës, pas dorëheqjes së Arsim Thaqit.
Trajneri grek ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar synimet për të ardhmen.
“Qëllimi im është ta ndihmoj ekipin të përparojë dhe të arrijë synimin për ta fituar titullin, pasi ky është edhe objektivi im kryesor. Është një sfidë tejet e madhe për mua dhe shpresoj që do të arrijmë synimet e përbashkëta me klubin në fund të sezonit. Gjëja kryesore që jam këtu është se dua të shpallem kampion me Dritën. Po të ishte klub vetëm për të siguruar mbetjen në ligë, nuk do të isha këtu. I kam parasysh objektivat e Dritës dhe e di që jam trajneri i tretë këtë edicion, por nuk më frikëson kjo aspak pasi kjo është puna jonë”, tha ai.
Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner, derisa si trajner ka udhëhequr tri skuadra para Dritës.
Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis./Arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...