Drita u mposht nga Malisheva, duke ia “dhuruar” kështu titullin Ballkanit.
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, pas ndeshjes ka kërkuar falje.
“Kur nuk i shënoni raste që i krijoni futbolli të ndëshkon. Nuk mund të përballonim stresin dhe presionin dhe kjo na kushtoi. Diçka po mungon te ky ekip dhe besoj që është mentaliteti, humbëm besimin në veten tonë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra në klub në të ardhmen. U kërkoi shumë falje fansave për këtë humbje. Presioni e bëri të veten, do të bëjmë revolucion – dhe të synojmë titullin kampion edicionin tjetër”, tha Vavalis.
Malisheva befasoi Dritën, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ronald Sobowale.
Drita është në vendin e dytë, kurse Malisheva të gjashtin./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet